Shpend Ahmeti e shet 22 mijë e 500 euro, makinën e Isa Mustafës

Makina Audi Q7, të cilën e kishte përdorur ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa gjatë kohës kur ishte Kryetar i Komunës së Prishtinës, u shit në ankand.

Kjo makinë me vit të prodhimit 2011 që ka mbi 75 mijë kilometra, u shit për 22 mijë e 500 euro në Shtëpinë e Ankandeve në Hajvali.

Makina Audi Q7 kishte dalë në ankand nga Komuna e Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, që kur e ka marrë detyrën, pati premtuar që do ta shiste atë makinë.