Policia tregon me çfarë u rrah, kreu i LSI në Lezhë

Policia e Lezhës ka bërë një deklaratë sot ku ka dhënë detajet e incidentit në Lezhë, rrahjes së kryeplakut të fshatit Rraboshtë, njëkohësisht kryetar i LSI-së për zonën.

Ja ç'deklaroi Policia:

Më datë 16.06.2017, rreth orës 21:09 është marrë njoftim se në vendin e quajtur fshati Rraboshtë , Njësia Administrative Kallmet në Lezhë, nga persona të pa njohur dhe të maskuar është goditur me sende të forta shtetasi Gj.Gj. 38 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë Lezhë me detyrë Kryetar i fshatit Rraboshtë Lezhë, i cili është paraqitur pranë Spitalit Rajonal Lezhë, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Me të marrë njoftim,  nga ana jonë është formuar grupi hetimor që ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar kryerjen e të gjitha veprimeve  hetimore e proçeduriale , ku është konstatuar se rreth orës 21:00, në kohën që shtetasi Gj.Gj. ka zbritur nga automjeti tij është përballur me katër persona të pa njohur nga ana e tij, të cilët kanë qenë të maskuar në fytyrë për të mos u njohur dhe sipas deklarimit të personit kanë patur armë zjarri                                    .

Pasi e kanë ofenduar shtetasin e lartpërmendur, kanë filluar që ta godasin me sende të forta ( shkop bejzbolli ) duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Gjithashtu  kanë goditur me mjete te forta edhe automjetin duke i thyer xhamin dhe shkaktuar dëmtime të tjera .

Shtetasi Gj.Gj. , pas marrjes së ndihmës mjekësore është larguar për në banesën e tij pa dëmtime të rrezikshme për jetën , si dhe  ka deklaruar se personat autorët nuk i ka njohur dhe se nuk ka asnjë konflikt me ndonjë person konkret                                      .

Nga ana jonë po punohet për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë ngjarje si dhe sqarimin e plotë të motiveve, fakteve dhe rrethanave të kësaj ngjarje      .

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, per veprat penale të parashikuara nga nenet 89-150 dhe 25 "Plagosje e lehtë " "Shkatërrim prone” e kryer në bashkëpunim.