Depresioni pas lindjes, e kuroni vetëm me një element

Qumështi i gjirit mund të përgjysmojë rrezikun e depresionit pas lindjes. Përfundimi është arritur pas ekzaminimit të 14 mijë nënave të reja. Megjithatë, ka një rritje të madhe të rrezikut të depresionit tek nënat të cilat duan të ushqejnë me gji fëmijët e tyre, por më pas nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë.

Studimi i publikuar në revistën Shëndeti i Nënave dhe Fëmijëve, bën thirrje për më shumë mbështetje për gratë që nuk kanë mundësi të ushqejnë fëmijët me gji. Ekspertët kanë ngritur shqetësimin për shëndetin mendor të nënave menjëherë pas lindjes, pasi në shumicën e rasteve neglizhohet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron të rëndësishëm ushqyerjen me gji të fëmijës të paktën në 6 muajt e parë, pasi ndihmon jo vetëm në shëndetitn e fëmijës por edhe në shëndetin mendor të nënës.

Sipas studiuesve në Universitetin e Kembrixhit, një në 10 gra vuan nga depresioni post natal. Ata kanë analizuar të dhënat për 13.998 lindje në jug-perëndim të Anglisë. Sipas tyre gratë që kishin planifikuar të ushqenin me gji fëmijët e tyre, pas lindjes kishin 50% më pak rrezik të preken nga depresioni. Por rreziku i depresionit është dyfishuar tek gratë që dëshironin të ushqenin me gji fëmijët, por nuk mundeshin.

Dr. Iakovou ka bërë thirrje për vëmendje më të madhe ndaj nënave të reja dhe shëndetit mendor të tyre. Ai tha se është shumë e rëndësishme që nënat e reja të informohen për rrezikun që sjell mos ushqyerja me gji e fëmijëve dhe benefiteve që vijnë prej kësaj.

Qumështi i gjirit zvogëlon nivelin e stresit dhe luan një rol të madh në shëndetin mendor të nënave të reja.