Meta paralajmërim të ashpër nga Lezha: Populli do të armatoset nëse ...

Ilir Meta ka shkuar në Lezhë ku ka takuar Gjovalin Gjinin, kreun e LSI-së në fshatin Raboshtë të Lezhës.

Menjëherë sapo ka përfunduar seanca e parë e jashtëzakonshme e Kuvendit, Meta është nisur për në Lezhë ku ka lëshuar një deklaratë të fortë.

“Populli do armatoset nëse policia si lidh zagarët”, ka qenë deklarata e fortë e Metës, duke iu referuar të fortëve që kanë dhunuar mbështetësit e LSI-së.

“Unë do të armatos popullin nëse policia nuk do ti lidhë këta zagarë”, ka thënë Meta në hyrje të spitalit të Lezhës.

Ndërkaq Meta është shprehur se “emrat e dhunuesve ia kam dhënë drejtorit të Policisë së Lezhës”.