VIDEOLAJM/ Basha vendos pullën: Nuk do të lejojmë asnjë taksidar në biznesin tuaj

Kreu i opozitës Lulzim Basha e ka ilustruar sot premtimin e tij se qeveria e re e drejtuar prej tij nuk do të lejojë asnjë tatimor të hyjë në bizneset e vogla për t'u bërë presion, duke vendosur në një biznes në njesinë 8 në Tiranë, pullën fiskale në të cilën ishte stampuar, figura e tatimorit me kryq të kuq "ndalohet".

"Si kjo do të jetë pulla fiskale, por e çertifikuar nga Ministria e Financave. Ja si do të bëhet, - shpjegoi Basha duke e ngjitur vetë në xhamin e një biznesi. - Do të jetë një çik më e vogël se kjo, besoj. Hajde shikoje, - ftoi ai pronaren e dyqanit. -  Ndalim kalimi për inspektorët dhe tatimorët," - u shpjegoi kreu i opozitës, tregtarëve dhe qytetarëve të mbledhur.