VIDEO/ Basha, 4 km në këmbë takime të shumta në lagjen ku ka lindur

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ndodhet sot në Tiranë për fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit. Ai sot ka pasur takime të veçanta, këtë herë në lagjen e tij ku ka lindur dhe është rritur.

Basha ka ecur më shumë se 4 kilometra në këmbë duke takuar banorët e njesisë 8 ku ka lindur. Më pas ai ka vazhduar me takime me tregtarët tek tregu i ‘Medresesë’.