Mbyllet seanca e parë e Kuvendit, zgjidhet zëvëndësi i Tabakut, betohet Avokatja e re e Popullit

Kuvendi i Shqipërisë, i thirrur këtë të shtunë në një sesion të jashtëzakonshëm për të zëvendësuar një anëtar të komisionit ad hoc të Vetingut si dhe për të votuar kandidatët e institucioneve që do të bëjnë Vettingun, e ka përfunduar seancën e parë paradite brenda disa minutash.

Deputetët votuan që anëtari i ri i PD në Komisionin ad hoc me 12 anëtarë do të jetë Gert Bogdani, i cili do të zëvendësojë deputeten Jorida Tabaku, e larguar për arsye shëndetësore.

Po ashtu, aty u bë edhe betimi i Avokates së re Re të Popullit, Erinda Ballanca.

Në seancë e kërkoi fjalën vetëm ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili i kërkoi parlamentit shqiptar të mbante 1 minutë heshtje në nderim të ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl që ndërroi jetë dje. Fjala e Berishës

Pasdite, Kuvendi do të mblidhet sërish në një seancë të dytë për të votuar kandidatët e përzgjedhur të Kolegjit të Apelimit.