Perry bën histori në Twitter, arrin 100 milionë ndjekës

Katy Perry ka arritur të bëhet përdoruesja e parë që arriti 100 milionë ndjekës në Tëitter.Këngëtara amerikane ka lënë pas rivalen e saj Taylor SWift me 85.1 milionë ndjekës.

Bosët e Twitterit vendosën të nderojnë arritjen e këngëtares duke i krijuar një “emoji” personal, një zemër më “100M” të shkruar në të.

Ata gjithashtu i realizuan një video festive, që përmban një përmbledhje të disa prej cicërimave më të mira të Katy, me titull: “Urime @katyperry, e para që arrin 100 milionë ndjekës!”.

Këngëtarja iu përgjigj duke falënderuar gjigantin e teknologjisë duke thënë: “Faleminderit që gjithnjë më keni dhënë mundësi për të pasur një zë”.