Ben Blushi: Të mbrojmë Policinë, nga i ligu Edi Rama

Pas thirrjes së kryeministrit Rama për përfshirje të policië në fushatën e PS-së ka reaguar ashpër sot, edhe kreu i LIBRA-s, Ben Blushi. Sipas tij, Rama provoi me këtë deklaratë të paprecedentë se është kërcënim për shoqërinë dhe do shkarkohet më 25 qershor. Rama u tërhoq dhe kërkoi falje sot në mëngjes, por gjithsesi duke u justifikuar, se “e kishin keqkuptuar”.

Ja çfarë shkruan Blushi në facebook:

HUMBËSI I ZGJEDHJEVE THËRRET POLICINË NE NDIHMË

Nga ligësia, nga mendjelehtësia dhe nga frika Edi Rama e provoi se është një kërcënim për shoqërinë.

Ti kërkosh policëve të mbledhin votat me kapele, do të thotë ti presësh kokën policisë.

Në vend që policia të na mbrojë ne tani ne duhet të mbrojmë ne policinë nga Rama. Jo vetëm për këtë shkak do shkarkohet nga puna në 25 Qershor.