SYRI TV/ Artan Sako qëndroi 1 orë në Prokurori, i lakuar në dosjen e 'ARSH' dhe 'Sterilizimit'
Artan Sako, vëllai i ish-kreut të Gardës, Gremoz Sako ka dhënë deklarime për rreth një orë në Prokurorinë e Posaçme.
Emri i biznesmenit lakohet në të paktën dy dosje të forta, atë të ARRSH-së dhe Sterilizimit, por sipas burimeve zyrtare, deklarimet e tij nuk janë marrë për këto çështje.
SYRI TV
Biznesmeni Artan Sako, vëllai i ish-drejtorit të Gardës së Republikës për 11 vite Gramoz Sakos, është paraqitur në SPAK këtë të hënë, ku ka qëndruar për rreth një orë.
SPAK mbeteti e rezervuar lidhur me interesimin për të ditur arsyet e prezencës së biznesmenit në hetuesi.
Artan Sako është një emër i lakuar shpesh për aktivitetin e tij, ku në të paktën dy procedime të mëparshme të SPAK, kompania që posedon rezulton se ka marrë pjesë në tendera publik.
E para, ka të bëjë me hetimet për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberin, teksa ky i fundit ra në pranga për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Emri i Sakos përmendej në procedurat e një tenderi, që iu dha kompanisë të tij të quajtur “2 T” për mirëmbajtje rruge, ku në garë ishte vetëm kompania në fjalë dhe u shpall fituese me ofertën 99% të fondit limit.
Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, “2T” është në pronësi të Dritan Troksit dhe Artan Sakos.
Objekt i tenderit të ARRSH-së ku “2 T” u shpall fituese, kishte “mirëmbajtjen me performancë të akseve kryesore të tre rajoneve”, Qendror dhe Juglindor me një vlerë rreth 50 milionë euro, ndërkohë loti 3, ka një vlerë totale 1.455.726.087 lekë me TVSH, ose rreth 12 milionë euro.
Interesimit pranë SPAK nëse Sako dha deklarime për këtë çështje, Syri Tv konfirmoi përmes burime zyrtare e hodhën poshtë një version të tillë.
Ndërkohë çështja e dytë ku është lakuar emri i Artan Sakos, ka të bëjë me nënkontraktimin e kompanisë së tij nga kompania koncensionare SaniService pa miratimin e autoritetit kontraktor, Ministrinë e Shëndetësisë, lidhur me tenderin e sterilizimit.
Por kjo dosje tashmë ndodhet në gjykatë, dhe nga interesimi pranë organit hetues, mësohet se nuk ka patur ndonjë veprim domethënës për shtrirje të hetimeve që mund të përfshinte edhe kompaninë e Sakos.