Palinuro, anija me vela e 1934-ës pritet në portin e Durrësit

Palinuro, anija me vela e ndërtuar në 1934 në Kantierin e Anijeve të Nantës, tashmë në pronësi të shkollës së Marinës Italiane (Marina Militare), do të ankorohet në portin e Durrësit në 22 qershor.

Të gjithë vizitorët do të kenë mundësi të ngjiten në bordin e saj për pak ditë derisa Palinuro të vijojë më pas lundrimin drejt Kotorrit në Malin e Zi.

Deri në fillim të Luftës së Parë Botërore, anija në pronësi të një kompanie private franceze, ishte e destinuar për tregti peshkimit.

Nga 1955 deri sot anija Palinuro ka prekur shumicën e porteve të Evropës s[ Mesdheut dhe asaj Veriore që mbulojnë, në të gjitha, rreth 300,000 milje detare.

Karakteristikat e saj kanë lejuar që ajo të marrë pjesë në tubimet më prestigjioze të anijeve të cilësisë së mirë, si dhe garat e “Tall Ships” (i quajtur kështu për lartësinë e tij karakteristike/atsh