Angela Merkel për vdekjen e ish kancelarit: Helmut Kohl ndryshoi jetën time!

“Helmut Kohl ka ndryshuar në mënyrë deçizive jetën time”. Kështu u shpreh Angela Merkel nga Roma, duke kujtuar ish kancelarin gjerman, i cili u nda nga jeta këtë mëngjes.

“I jam personalisht mirënjohëse”, shtoi. “Të gjithë mund ti jemi mirënjohës për atë që në shumë vite ka bërë për ne gjermanët dhe vendin tonë”, deklaroi Merkel.

Angela Merkel e ka mësuar lajmin e vdekjes së Helmut Kohl ndërsa ishte duke udhëtuar për në Romë për një audiencë private me Papa Françeskun, të planifikuar për nesër në mëngjes.

Sipas një gazetari, i cili udhëton me kancelaren, programi tani mund të ndryshojë, raporton “RAI”.

/SYRI.net/