Nano e zëvendëson si president? Meta: Nuk më trembin fantazmat politike

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka komentuar zërat për një shkarkim të tij nga ky post dhe zëvendësimin me Fatos Nanon.

Së pari, nuk habitem për shashka të tilla kaq qesharake. Nuk ekziston asnjë fantazmë që t’i sjellë një shqetësim Ilir Metës, aq më tepër rinisë së Shqipërisë që sot është me Ilir Metën, dhe Ilir Meta ka dalë në mbrojtje të të rinjve të Shqipërisë, të së ardhmes së tyre”  tha Meta në emisionin "Kapital" në Vizion+.

“Për sa i takon dekretimit të qeverisë unë nuk kam thënë se nuk dekretoj qeverinë, sepse Shqipëria në çdo rast do të ketë qeveri. Kam thënë që nuk dekretoj asnjë për kryeministër, apo ministër që përfshihet në cenimin e standardit të zgjedhjeve. Kështu që ky është qëndrimi im të cilin nuk e ndryshoj dhe nuk më intereson fare...”, ka shtuar ish kryetari i LSI-së.