Zgjedhjet, Basha: Qindra zyrtarë janë nën përgjim, ja çfarë i pret

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar se të gjithë ata zyrtarë që do të prekin votën e qytetarëve shqiptarë i pret burgu. Këtë deklaratë Basha e bëri gjatë emisionit ‘Zonë e Lirë’.

Ai theksoi se janë me qindra zyrtarë nën përgjim, të cilët do të shkojnë në burg nëse prekin votën e lirë.

"Qindra zyrtarë të shtetit janë nën përgjim dhe do të shkojnë prapa hekurave bashkë me bosët e tyre politikë, nëse do të guxojnë të prekin votën e qytetarëve”, deklaroi Basha.

Ndërsa shtoi se janë me dhjetëra zyrtarë të shtetit që janë shkarkuar apo janë në proces shkarkimi për shkak se kanë shkelur ligjin për sa i takon zgjedhjeve.