Basha: Lidhjet e mia me Trump. Ja çfarë paralajmëron kreu i PD-së

Kreu i opozitës Lulzim Basha, i ftuar në ‘Zonë e Lirë’’, ka deklaruar se ai ka lidhje të forta me Shtëpinë e Bardhë dhe Presidentin Trump.

Ai theksoi se menjëherë pas zgjedhjeve ai do të udhëtojë sërish drejt Uashingtonit, për të forcuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

“Kam lidhje jashtëzakonisht të forta me Shtëpinë e Bardhë dhe Presidentin Trump, me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Me Lulzim Bashën kryeministër marrëdhëniet me SHBA-në do të forcohen edhe më tej. Kam zhvilluar takime me investitorët më të mëdhenj amerikanë ku kemi diskutuar për të investuar në Shqipëri.

Unë do të rikthehem sërish në SHBA. Jo tani para zgjedhjeve sepse nuk ka kohë, sepse jemi 1 javë para zgjedhjeve, por menjëherë pas 25 qershorit do të jem në Uashington për të çimentuar këtë marrëdhënie”, deklaroi Basha. 

/SYRI.net