Andrea Conti nuk i bashkohet Atalantës, arrin marrëveshjen me klubin e madh

“Andrea Conti do të veshë fanellën e Milanit sezonin e ardhshëm”, thotë agjenti i lojtarit, Mario Giuffredi. Ai ka deklaruar se: “Conti nuk do t’i bashkohet Atalantës në përgatitjet për sezonin e ri, pasi dëshiron të transferohet te Milani.

Mbrojtësi ka arritur marrëveshje me kuqezinjtë, por momentalisht kanë ngecur negociatat mes klubeve dhe agjenti i lojtarit pret që edhe kjo të zgjidhet ditëve në vijim.

“Ishte takim i qetë, por ne ishim të qartë në atë çfarë duam”, tha Mario Giuffredi për “SportItalia”, pas takimit me drejtuesit e klubit.

“Andrea nuk do të kthehet në Bergamo dhe ai nuk do t’i bashkohet Atalantës”, pohoi agjenti i lojtarit.