Ylli i Realit urrehet në vendin e tij, mësoni shkakun

Luca Modric është një ndër mesfushorët më të mirë në botë. Futbollisti kroat është personi i dytë më i urryer në Kroaci, pasi në vitin 2008 ishte transferuar tek Tottenhami duke tradhtuar Dinamo Zagrebin së bashku me ish-trajnerin e tij, Zdravko Mamic.

Mamic akuzohet se i ka fshehur taksat ne shitjen e Modric tek skuadra angleze, ku që të dy janë paraqitur në gjykatën e Kroacisë, në të cilën futbollisti i Real Madridit ka thënë se ai ishte në konfuzion dhe se nuk e dinte çfarë kishte ndodhur.

Shumë tifozë kroatë e kanë kritikuar se si Modric u pasurua në kurriz të Dinamo Zagrebit, pasi familja e tij nuk ishte shumë e pasur dhe gjatë luftës ishte në një kasolle.