Mandija kërkon shkarkimin e një tjetër drejtori të rëndësishëm

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija i ka kërkuar ministrit të Transporteve, Sokol Dervishaj, të lirojë nga detyra Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Gazmir Tahiri

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në cilësinë e drejtuesit të Task Forcës, i kërkoi Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Gazmir Tahiri, i cili referuar informacioneve në kundërshtim  me pikën 13 të VKM-së Nr.473, datë 1.06.2017 ka vënë në dispozicion të një subjekti elektoral mjete, të cilat janë pronë e administratës shtetërore.

Sipas informacionit të provuar me pamje filmike në datën 27 Maj nga Porti i Vlorës ka dalë për lundrim një anije, e cila është pronë e kapitenerisë së porteve, në të cilën disa të rinj, simpatizantë të një subjekti politik në praninë e një kandidat për deputet, propagandojnë dhe  manifestojnë me simbole partiake.

Zëvendëskryeministrja  i kërkon Ministrit Dervishitë marrë masa në mënyrë të menjëhershme si dhe referimin e rastit pranë organeve të Prokurorisë së Përgjithshme.