FOTOLAJM/ Kërkoni me fjalën ‘karafil’ në google, dhe zbuloni kush politikan i njohur shqiptar do ju dalë

Google është motori më i madh i kërkimit, të informacionit, të hedhur në internet. Thelbi i këtij shërbimi që ka ndryshuar botën që kur u shpik në vitin 199 qëndron ruajtjen e të dhënave të hedhura nga kushdo dhe të seleksionuara më pas, sipas karakteristikave sa më të njëjta. Pra nëse kërkon përshembull me fjalën Shqipëri, të del çdo shkrim, foto apo video që ka të bëjë me këtë nominim. Sa më shumë të jetë përdorur një fjalë, në internet aq më shumë rritet probaliteti, që google të ta nxjerr atë të parën.

Rastësisht në redaksinë e “Syri.net”, duke kërkuar fotografi për një shkrim që fliste për lulet mes të cilave edhe karafilin, u gjendëm përball një befasie sa qesharake, aq edhe tragjike. Nëse kërkoni me “karafil” në Google, gjëja e parë që të ofron ky motor gjigant është një shumëllojshmëri varietetesh të karafilit...por mes tyre direkt shfaqet edhe fotografia e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas mënyrës si i përpilon të dhënat Google, del se njerëzit që përdorin internet janë ndoshta me mijëra dhe qindra mijëra që e cilësojnë Edi Ramën, karafil. Provojeni vetë dhe kërkoni...

Syri.net