Denoncimi/ Rektori Zisi shkel ligjin. Universiteti i Vlorës në dispozicion të PS-së

Qytetarët vijojnë të denoncojnë shkeljet flagrante të punonjësve të administratës publike, të cilët janë bërë pjesë e fushatës elektorale gjatë orarit të punës, pavarësisht urdhrit të lëshuar nga këshilli i Ministrave.

Një pedagog i Universitetit të Vlorës, ka denoncuar rektorin e këtij institucioni, Roland Zisin, i cili ju ka imponuar punonjësve të Universitetit që të bëhen pjesë e takimeve elektorale të partisë socialiste në qytetin bregdetar.

Sipas pedagogut, Zisi merr pjesë rregullisht në të gjitha takimet elektorale të kandidatëve socialistë në qytetin e Vlorës, ndërsa ju ka kërkuar edhe vartësve t tij që të bëhen pjesë e këtyre mitingjeve.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

‘Narko-Rektori i Vlores, Zisi dhunon ligjin elektoral dhe ate te arsimit. Ai mobilizon UV per Partine Kanabiste!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e pedagogut dixhital.

I bej thirrje ministres se arsimit ti propozoje Presidentit te Republikes shkarkimin e menjehershem te ketij shkelesi te ligjeve te vendit dhe ta dergoje ate per ndjekje penale! sb

"16/06/2017, 14:10:26: ? Z. Berisha. Uroj te jeni mire dhe doja tju beja nje denoncim flagrant dhe shume konfidencial. Une jam nje petagog i universitetit vlore por per arsye sigurie spo ju prezantohem pasi jemi nen presion nga punedhenesi jone, Rektori i Universitetit Vlore, shkrimtari hajdut Roland Zisi, i cili edhe pse urdhri qe ka ardhur per mospjesmarrje ne fushata elektorale ai jo vetem qe nuk i zbaton por ka filluar del hapur neper podiume fushate, ne fundjava dhe dite normale pune me kandidatet per deputete dhe ka filluar na imponon dhe ne petagogeve nepermjet njerezve te punesuar prej tij qe te votojme per subjektin politik qe ai do, pasi eshte nje njeri qe eshte sjelle ne ate detyre nga ish qelbesira Koco Kokedhima. Nuk e kuptoj qe edhe pse ministrja Karabina erdhi ne UV dhe foli shume qarte ky rektor (titullaret e kane te ndaluar me ligj pjesmarrjen neper tubime dhe propaganda elektorale), sapo ajo largohet merr guximin dhe thote qe ska cfare te na beje ministrja pasi ne jemi staf petagogjik dhe nuk jemi subjekt kontrolli. Bashkangjitur po ju nis keto foto te kapura ne fshehtesi te plote ne disa takime qe ka bere me 3 kandidatet per deputete dhe kryetarin e bashkise ne auditorin Rilindja te Universitetit te Vlores, ne dite te ndryshme te muajit maj, me stafin e universistetit madje duke mbajtur fjalim dhe propaganduar per partine politike te cilen pretendon se i perket ky i hajdut ordiner qe ka len nam ne universitetin e gjirokastres me korrupsionin qe ka bere. Ju lutem merrni masa dhe zhvilloni kontrolle nga departamentet antikorrupsion ndaj ketij personi per veprimet e tij ndaj nesh si staf qe na mban ne presion, por edhe per shkaterrimin qe po i ben Universitetit me korrupsionin qe ka implementuar qe kur ka ardhur ai ne krye te institucionit’, shkruan ish-kryeministri Berisha në Facebook.