Interi 30 milionë euro për Blaise Matuidi

Drejtori i Interit, Piero Ausilio ka drekuar me agjentin e mirënjohur Mino Raiola. Kryefjala e bisedimeve është Blaise Matuidi ndaj të cilit Interi është e gatshme të derdhë në arkat e PSG-së plot 30 milionë euro.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Interi vazhdon të ndjekë mbrojtësin e Romës, Antonio Rudiger, pavarësisht këmbënguljes së Romës që ai do të qëndroj.

Një alternativë ndaj Matuidi do të ishte Borja Valero i Fiorentinës, i cila gjithashtu mendohet të jetë duke tërhequr interes nga rivalët e Milanit.

Gjithashtu çështja Antonio Rudiger vazhdon të mbetet e hapur. Mbrojtësi është shprehur se është në dijeni për interesmin e Interit, por me këto çështje merret vëllai i tij, i cili është njëkohësisht menaxheri i 24-vjecarit.