Këngëtarja zbulon sekretin: Sa herë kam ardhur në emision kam qenë në efektin e marihuanës

Miley Cyrus në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Tonight Show with Jimmy Fallon” ka treguar se pse vendosi të hiqte dorë nga marihuana.

Këngëtarja 24-vjeçare është shprehur se ka marrë këtë vendim pas anktheve të tmerrshme që përjetonte. Ajo tashmë është e fokusuar në publikimin e albumit të saj të 6-të.

“Ky album që po bëj është më i rëndësishmi që mund të kem bërë ndonjëherë”, ka thënë Cyrus. “Kështu që dëshiroja të isha sa më e pastër në mënyrën e të shprehurit”.

Këngëtarja e “We Can’t Stop” ka kujtuar edhe zakonin e saj të keq në të shkuarën, duke thënë: “Duket sikur askush nuk ka vdekur nga marihuana por jam e bindur që askush nuk ka tymosur më shumë se mua”.

Miley ka treguar gjithashtu se në të dyja herët e fundit që ka qënë e ftuar në programin e Fallon, ajo ka qenë nën efektin e marihuanës.