Dani Alves i befason të gjithë: Dybala të largohet nga Juventusi, ja arsyeja...

Mbrojtësi i Juventusit, Dani Alves e pranon se Paulo Dybala duhet të largohet nga Juventusi për të kuptuar realisht potencialin e tij.

Në një intervistë për “Canais Esporte Interativo” mbrojtësi brazilian nënvizoi që bashkëlojtari i tij duhet të bëjë gjëra të mëdha për të ardhmen, shkruan ‘Football-Italia”, raporton SYRI.net.

"Dybala do të bëjë gjëra të mëdha në të ardhmen. Unë mendoj që Dybala duhet të largohet nga Juventusi për të kuptuar potencialin e tij të plotë dhe për të provuar veten”, u shpreh ai.