15 anije me drogë, rojet bregdetare amerikane konfiskojnë 18 ton kokainë

Personeli i Gardës Bregdetare amerikane në San Diego ka kapur rreth 18 ton kokainë të konfiskuar nga trafikantët e Oqeanit Paqësor.

Droga e kapur në ujërat ndërkombëtare të Amerikës Qendrore dhe Jugore, është konfiskuar nga tetë ekipe bregdetare nga fundi i marsit deri në qershor.

Ngarkesa e kokainës u konfiskua nga 15  anije të dyshuara për kontrabandën e drogës, shkruan “Fox News”.

"Kombi ynë përballet me kërcënime të mëdha nga rrjetet kriminale që kontrabandojnë  drogë në të gjithë hemisferën perëndimore", tha kapiteni James Passarelli, komandanti i operacionit.

Kapiteni shtoi se ekuipazhi i tij është përballur me “kërcënime në tokë dhe det”, dhe se është munduar të mbajë drogën sa më larg kufirit të Shteteve te Bashkuara./SYRI.net/