Pse ra në koma studenti amerikan që liroi Kim Jong-un? Flasim mjekët

Menjëherë pas mbërritjes në shtëpi, studenti amerikan që u mbajt peng nga regjimi komunist i Kim Jong-un, u ekzaminua nga mjekët amerikan.

Otto Warmbier  u lirua nga autoritetet e Koresë së Veriut pas 17 muaj burg  dhe mbërriti në shtëpi në gjendje kome.

 Prindërit e studentit thanë se djali i tyre ka qenë në komë prej më shumë se një viti dhe e përshkruan lirimin e tij si një vendim të nxitur nga gjendja e rëndë shëndetsore.

Pas mbërritjes, 22 vjeçari u transportua menjëherë në spitalin e Cincinnatit, shkruan “Fox News”

Mjekët amerikanë kanë bërë të ditur se ai ka pësuar "dëmtim të rëndë neurologjik",

“Gjendja e tij shëndetësorë paraqitet e qëndrueshme dhe nëna e tij po i qëndron pranë”, tha zëdhënësja e spitalit.

Në një konferencë shtypi të enjten, Fred Ëarmbier babai i studentit, tha se nuk i besonte arsyet që i kishin dhënë zyrtarët e Koresë së Veriut për gjendjen e djalit të tij.

Ai tha gjithashtu se administrata Trump kishte qenë shumë ndihmuese në komunikimin me familjen dhe në lehtësimin e kthimit të djalit të tyre./SYRI.net/