FOTO/ Eliza Dushku i jep fund beqarisë

Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, i ka dhënë fund beqarisë,

Ajo ka ndarë një foto në Instagram në të cilën shfaqet e kapur për dore me një mashkull, Kjo foto ka bërë të gjithë fansat konfuzë. Megjithatë, urimet kanë vërshuar, edhe pse pikëpyetjet nuk janë ndalur.

Pas kësaj fotoje, në profilin e artistes kanë shpërthyer komentet: “Dasmë? Po ne as nuk e kemi ditur që ka të dashur?”, “Jam konfuze, kush është fatlumi?”, “Është babai yt në foto?”, “Më shpjegoni kush është ky?” Por ka edhe të tjerë që duket se dinë më shumë për aktoren dhe i urojnë asaj mirëseardhjen në ‘familjen armene.’

Ndërsa të tjerë, guxojnë edhe me emrin e partnerit: Peter Palandijan??

Ndërkohë që Instagrami vijon të ziejë nga dyshimet, burime për washington Daily Neës, dje (14 qershor, 2017) kanë pohuar se aktorja e njohur e roleve në ‘Dollhouse’, ‘Buffy the Vampire Slayer’ apo ‘True Lies’ ka zhvilluar një ceremoni private për të celebruar lidhjen e gjatë të dashurisë.