Tiranë, arrestohet tutorja e prostitucionit dhe 8 femra, seks 'online' para kamerave

Një rrjet prostitucioni në Tiranë është shkatërruar nga Policia e Shtetit ditën e djeshme. Gjashtë femra janë arrestuar dhe tre të tjera janë proceduar në gjendje të lirë në kuadrin e operacionit të dytë të kësaj natyre, "Chat Line 2".

Ndër 6 të arrestuarat, 34-vjeçarja me iniciale L.B. ka rezultuar se ishte tutorja, e cila i punësonte vajzat e reja me anë të mashtrimit dhe shfrytëzimi i tyre për prostitucion kryhej në apartamentin e saj në Tiranë.

Policia ka kontrolluar apartamentin ku ka zbuluar edhe 7 kompjutera me anë të cilëve, të arrestuarat komunikonin me klientët live dhe ofronin shërbime seksuale..

Policia e Tiranës njoftoi:

Më datë 15.06.2017, Specialistët e Seksionit Kundër trafiqeve të paligjëshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit "Chat Line 2", në kuadër të të cilit kanë arrestuar në flagrancë shtetaset:

1.     L. B., 34 vjeçe (Nenet 114, 170/a dhe 180)

2.     J. H., 19 vjeçe (Neni 113)

3.     E. T., 18 vjeçe (Neni 113)

4.     K. A., 32 vjeçe (Neni 113)

5.     I. U., 22 vjeçe (Neni 113)

6.     E. A., 22 vjeçe (Neni 113)

Gjithashtu janë proceduar në gjendie të lirë shtetaset:

1.     Xh. B., 18 vjeçe (Neni 113)

2.     E. L, 24 vjeçe (Neni 113)

3.     K. M., 23 vjeçe (Neni 113)

Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët e këtij Seksioni është arritur të identifikohet dhe goditet kjo veprimtari kriminale, ku shtetasja L. B., prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, aktivitet i cili kryhej në apartamentin e kësaj shtetaseje në Tiranë.

 Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

- 7 njësi kompjuteri

- 7 ekrane kompjuteri

- 7 kamera për komunikime video online

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale, "Prostitucion", “Shfrytëzim për  prostitucion”, “Punësimi i paligjshëm” dhe "Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga Nenet 113, 114, 170/a dhe 180 të Kodit Penal.