FOTO/ Denoncimi! Rama konfiskon linjat e transportit urban për qëllime elektorale

Jo vetëm administrata publike, por edhe mjetet e transportit urban, janë vënë në dispozicion të fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

Një qytetar nga Gjirokastra ka denoncuar përdorimin e autobusëve të transportit urban për qëllime elektorale. Siç shihet edhe nga fotot, autobusët e transportit ndërqytetës janë të mbuluar nga flamujt e Partisë Socialiste.

Denoncimi është bërë publik në Facebook, nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Edi Rama konfiskon linjat e transportit urban te qytetareve per qellime elektorale.

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

15/06/2017, 20:04:18: ?Pershendetje Z.Doktor!

Do doja te ndaja keto pamje qe jane fotografuar pak caste me pare e Gjirokaster !

Jane pamje te autobuseve te linjave urbane Ne sherbim te qytetareve por qe po perdoren si prone private nga Edvin Rama ..

Ju lutem publikojini!", shkruan ish-kryeministri berisha në Facebook.