Milani gati të transferojë sulmuesin e Bundesligës

Milani nuk njeh limite pasi po bëhet gati të kryejë transfertën e pestë. “Rossonerët” po planifikojnë të sjellin në “San Siro”, sulmuesin e RB Leipzig, Emil Forsberg.

25-vjeçari i cili luan për përfaqësuesen e Suedisë, mund t’i kushtoj Milanit 20 milionë euro, por drejt nënkampionëve të Gjermanisë ende nuk ka mbërritur oferta zyrtare.

Ricardo Rodríguez (Wolfsburg), Franck Kessie (Atalanta), Mateo Musacchio (Villarreal) dhe Andre Silva (Porto) janë përforcimet e deritashme të Milanit.