Zjarri i fuqishëm në Londër, shkon në 17 numri i viktimave

Autoritetet londineze kanë bërë të ditur se bilanci i vitimave kullën rezidenciale që u përpi nga flakët ka arritur në 17.

Kreu i skuadrës së zjarrfikësve, Dany Cotton, tha se "numra të panjohur" njerëzish mund të kenë humbur jetën në kullën Grenfell dhe se bilanci tragjik pritet të rritet. 

Ai konfirmoi se bilanci i viktimave ka arritur nga 12 në 17 persona të vdekur.

"Numri zyrtar i personave të vdekur deri më tani është 17, por mund të shkojë më shumë se 100. “Tragjikisht nuk presim të gjejmë persona të gjallë. Ashpërsia dhe nxehtësia e zjarrit është aq e madhe, sa do të ishte mrekulli nëse dikush do të kishte shpëtuar - Cotton -Për sa kohë ndërtesa nuk është e sigurtë, nuk mund të bëhet largimi i trupave dhe ekipi i zjarrfkësve po punon për këtë."

Mbretëresha e Anglisë ka thënë se "mendimet dhe lutjet" e saj janë me familjet e prekura.

Më shumë se 30 persona janë shtruar në spital , 17 prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Kryeministraja Theresa May, e cila bëri një vizitë të shkurtër në vendngjarje, ka premtuar një hetim të plotë për tragjedinë./SYRI.net/