‘Kur të vret dashuria’, dedikimi i viktimës për bashkëshortin që i mori jetën

Një krim i rëndë ndodhi dje në Varese, Itali, ku 62-vjeçari Muhamet Vrapi masakroi bashkëshorten e tij 52-vjeçare, Diana.

E ndjera, nënë e tre fëmijëve, i ka bërë vetëm pak muaj më parë një dedikim në gjuhën italiane bashkëshortit të saj.

“Sot është një ditë speciale për dashurinë time. I dashur ti je një baba dhe bashkëshort special, të dua dhe do të dua gjithë jetën të uroj edhe mijëra ditë të tjera të lumtura”, shkruante ajo në rrjetet sociale.

E ndjera, nënë e tre fëmijëve, u masakrua dje duke u goditur 15 herë me thikë në trup nga bashkëshorti i saj, pas një sherri brenda banesës së tyre, ku jetonin të dy.