Rama në Memaliaj: Luli nuk është djalë i keq, por....

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një miting elektoral sot në Memaliaj. Ai është takuar me fermerët në Luftinjë dhe ka parashtruar programin e e PS-së për 4 vitet e ardhshme, pa harruar të sulmojë kundërshtarin e tij, Lulzim Bashën.

"Nuk dua të flas për Lulin këtu, - tha Rama, - se e keni dhëndër nga Tepelena. Nuk është djalë i keq, po aq ka. Po nuk mund të presësh nga Luli ndonjë punë. E pati njëherë atë mundësi, prishi ato që bëra unë. Tani nuk do ta ketë më. Me pak fjalë, ne kemi program të veçantë për rrugët e fshatit, për të lidhur rrugën prodhuese me tregun.

Këto 44 muaj kemi kemi bërë shumë dhe morëm kthesën e fortë të kalimit nga bujqësia e mbijetesës në bujqësinë realisht të mbështetur për të rritur prodhimin, eksportin dhe punësimin në fshat.

Në pjesën e dytë do të sigurojmë ujë për çdo parcelë, do rrisim me 232 milionë dollarë financimet për Bujqësinë dhe me TVSH zero për plehrat kimike, farat, pesticidet dhe fidanët, fermerët do të përfitojnë 20 milionë dollarë të tjera çdo vit."