VIDEO-Shteti Bektashi/ Burimi: Nuk do t'i jepja as 5 minuta hapësirë shtetit të Disneyland të Ramës
Gazetari shqiptar që jeton e punon në Francë, Genc Burimi ka komentuar projektin e Edi Ramës për të krijuar një Shtet Bektashi në Shqipëri.
Duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Burimi tha se, ky është një lajm që nuk do ti jepte as 5 minuta në një emision, ndërsa e ka cilësuar projektin e Ramës, si një Disneyland.
Ai është shprehur se, impakti i këtij projekti tek qytetarët e BE-së do të jetë negativ, pasi ata do ta shohin si një shtet mysliman në mes të Shqipërisë dhe në mes të Europës.
‘Si do ta paraqisja unë, Genc Burimi, gazetar i Radio France? Vetëm mos qeshni; do të thoja Edi Rama, kërkon të krijojë një shtet të Disneyland në Tiranë.
Është si një përrallë, që unë sinqerisht nuk do ti kushtoja, jo 1 orë emision, por as 5 minuta. Gjëja kryesore që po bën Rama është të mbjellë farën e ndasisë mes shqiptarëve, se pikërisht kjo na bën ne shqiptarëve që të themi, është i marrë, në një farë mënyre na vë në kundërshtim me ata bektashinj, unë jam bektashi, ne jemi të gjithë shqiptarë.
Mos i jepni asnjë rëndësi, janë çmendurira. Sa më shumë të vazhdojmë ta komentojmë, aq më shumë Rama mendon tek vota në 2025.
Shtypi francez thotë se kjo çon ujë tek mulliri i Serbisë’, tha Genc Burimi në SYRI TV.
EMISIONI I PLOTE: