Agjenti i Donnarumma takohet me drejtuesit e Milanit, vendoset e ardhmja e portierit

Drejtuesit e Milanit dhe agjenti Mino Raiola nesër do të takohen për të vendosur përfundimisht për fatin e portierit Gianluigi Donnarumma.

Portieri ka kontratë deri në vitin 2018, por Milan dëshiron t’ia vazhdojë atë deri në vitin 2022, duke i ofruar pagë neto deri në 5 milionë euro në sezon.

Problem për arritjen e marrëveshjes mund të jetë interesimi i skuadrave tjera të mëdha evropiane si PSG, Real Madrid, Manchester United dhe City.

Të katër këto skuadra janë gati që t’i ofrojnë deri në 10 milionë euro në sezon, apo dyfishin që ofron Milan.