Liverpool rrit ofertën për yllin e Romës

Liverpool është shumë afër transferimit të sulmuesit të Romës, Mohamed Salah. Shifrës prej 35 milionë paund do t’i shtohen edhe 4 milionë të tjera, në ofertën e anglezëve drejt klubit roman.

Salah është synimi kryesor i trajnerit Jurgen Klopp gjatë kësaj vere. Me Romën futbollisti egjiptian ka zhvilluar 31 ndeshje në Serie A, duke shënuar 15 gola. Ndërsa me kombëtaren e Egjiptit, Salah ka luajtur 52 takime dhe ka realizuar 29 herë.