KONTRATAT/ A e mbylli Erjon Veliaj vrasjen e Ardit Gjoklaj me 18 milionë dollarët e Sheshit 'Skënderbej'?
Erjon Veliaj doli mbrëmë në OPINION dhe përballë një interviste me pyetje të munguara, ai i vuri kapakun me pllakat e korrupsionit krimit mbi të cilin po ndërton rrugën e vet drejt zenitit politik, opozita është e ftuar ta pengojë. Të gjithë sot flasin për shkëlqimin e fishekzjarrëve që shkëlyen në sytë e qytetarëve të Tiranës 3 netë më parë, përveç njërit.
Një i ri, që sot duhet duhet të ishte 18 vjeç, por nata e zezë dhe orët e para të 7 Gushtit ishin të fundit për të në këtë tokë. Ardit Gjoklaj mund të ishte 3 ditë më parë një nga shumë të rinjtë e Tiranës apo rrethinave që i joshur nga tingujt e muzikës dhe mirazhi i fishekzjarrëve (që kurrë nuk mund të kishin kushtuar 120 milionë lek të vjetra), do të ishte ndoshta duke vizituar Sheshin Skënderbej të ristrukturuar.
Por kjo nuk qe e thënë. Kjo sepse firma 3R me pronar kryetarin e PS-së së Peqinit Edurim Teqja, që Erion Veliaj e liçesoi pa tender për të menaxhuar mbetjet në Sharrë, e vrau Ardit Gjoklajn natën që ai si përnatë zhyste duart pa dorashka në plehrat e Tiranës, dhe mw pas e mbuloi edhe me plehra viktimën për të mbuluar krimin. Përshkrimi është i rëndë, por faktet ndonjëherë në këtë Shqipërinë tonë, harrohen.
Prokuroria nisi hetimin, dhe pas kompanisë 3R të Edurim Teqjas logjika e ligjit shkoi deri tek ai që kishte firmosur lejen e shfrytëzimit për këtë kompani. ERJON VELIAJ!...
Pikërisht njeriu që pak ditë përpara tragjedisë, siç e tregon edhe ky lajm i ftonte qytetarët e Tiranës në nevojë, të shkonin e të punonin aty sepse ofronte garanci dhe kushte për një punë të ndershme: (Iexo http://www.lapsi.al/lajme/2016/08/09/video-erion-veliaj-n%C3%AB-landfillin-e-sharr%C3%ABs-me-edurim-teqen-t%C3%AB-pun%C3%ABsojm%C3%AB-njer%C3%ABz-pa#.WUB8K-t95kg).
Por atëhere kur prokurori i çështjes thuhet se kishte avancuar me hetimet për vrasjen Ardit Gjoklajt, mediat raportojnë një takim konfidencial mes Erion Veliajt dhe prokurorit Petrit Fusha, ndërsa efektet e saj në dëm të drejtësisë i denoncoi nënjë status nëFacebook, gazetari Flamur Vezaj. (Lexohttps://www.syri.net/kronike/37966/foto-vdekja-e-ardit-gjoklajt-akuza-e-gazetarit-ja-pasojat-e-drekes-veliaj-fusha)...
Syri.net denoncoi edhe më tej efektet e takimit mes kryebashkiakutErionVeliaj dhe prokurorit Petrit Fusha: (lexo https://www.syri.net/politike/25034/si-po-e-mbyll-prokuroria-vrasjen-e-ardit-gjoklajt-ne-sharre/).
Po sa kushtoi ky pazar mes ErjonVeliajt dhe prokurorit Petrit Fusha për heshtjen ndaj jetës sëArditGjoklajt?
Në vend që Veliaj të thirrej për tu pyetur në Prokurorinë e Tiranës, ai u ul të drekonte me prokurorin Petrit Fusha, i cili normalisht do të duhej ta hetonte dhe ta ndiqte atë penalisht për vrasje. Por ndërkohe që në restorant konsumohej dreka e mbylljes së dosjeve përfshirë edhe atë për falsifikimin e firmës së policit bashkiak Besmir Karaj, paralelisht fondet e Bashkisë nisën të përfundonin si me magji në xhepat e kushëririt të personit qe do duhej t'i hidhte prangat Veliajt.
Kush mendon se gjaku i Arditit nuk ka vlerë, e ka gabim.
Në 27 dhjetor, 3 ditë pas publikimit të fotove të takimit mes kryebashkiakut të Tiranës dhe prokurorit Petrit Fusha, ErionVeliaj firmosi tender për llogari të kompanisë FUSHA me qëllim rikonstruksionin e Sheshit Skënderbej me vlerë 8.5 milionë dollarë, ndërsa më herët kishte firmosur një tjetër tender për të njëjtën kompani me vlerë 1.5 milionë dollarë: (lexo https://www.syri.net/politike/31658/foto-erion-veliaj-10-milione-dollare-per-prokurorin-e-tiranes/).
Kjo ishte edhe kronologjia e një korrupsioni të paralajmëruar, ndërsa analizën tjetër bëjeni vetë. Nuk ka rëndësi nëse sheshi është i shëmtuar. Rëndësi ka që ai shesh betonoi dosjen e Ardit Gjoklajt nga ErionVeliaj përmes korrupsionit të Erjon Veliajt.
Të tjera janë fishekzjarre dhe vanitet...
Kontratat zyrtare me të cilat, Erion Veliaj i ka akorduar në total firmës së kushëririt tw prokurorit të çështjes së Ardit Gjoklajt.
Në total janë lidhur 6 kontrata, Faza e I, Faza e II, parkimi nëntokësor si dhe Mbikëqyrjet përkatëse. Konkretisht:
• Rikualifikimi Urban i Sheshit Skënderbej, Faza e I-rë
Fond limit: 553.403.445,00 leke
Vlere kontrate: 527.535.937,00 leke.
Fitues: FUSHA shpk
• Mbikëqyrja e punimeve për objektin “Rikualifikim urban i Sheshit Skënderbej, Faza e I-rë”.
Fond limit: 4.209.573,00 lekë
Vlerë kontrate: 3.788.600,00 lekë.
Fitues: 51N4E shpk
• Ndërtim parkim nëntokësor, Sheshi Skënderbej
Fond limit: 224.992.371,00 leke
Vlere kontrate: 222.719.919,00 leke.
Fitues: FUSHA shpk
• Mbikëqyrja e punimeve për objektin “Ndërtim parkim nëntokësor, Sheshi Skënderbej”
Fond limit: 2,142,433,00 leke
Vlere kontrate: 2.035.310,00 leke.
Fitues: 51N4E shpk
• Rikualifikimi Urban i Sheshit Skënderbej, Faza e II-të
Fond limit: 979.884.648,00 leke
Vlere kontrate: 978.878.878,00 leke.
Fitues: FUSHA shpk
• Mbikqyrja e punimeve për objektin: “Rikualifikimi Urban i Sheshit Skëndërbej”, Faza e II-të
Fond limit: 10.294.752,00 leke
Vlere kontrate: 10.250.000,00 leke.
Fitues: 51N4E shpk
VLERA TOTAL: 1.745.208.644,00 leke ose 17 mld e 452 mln leke.