Policia bën një arrestim në Gjilan, reperi Duda e publikon VIDEO në Internet
Reperi i njohur shqiptar nga Kosova, Duda, është rikthyer sërish të jetë shumë aktiv në rrjetet sociale.
Madje sot ai është protagonist i një lajmi për mediat, pasi ka asistuar afër një arrestimi që është bërë në qytetin e tij, në Gjilan, dhe ka mundur ta filmojë këtë aksion të policisë Kosovës.
Më pas videon ai e ka publikuar në profilin e tij personal në rrjetet sociale. Në këtë video shikohet policia duke arrestuar një person të cilin e kanë shtrirë përtokë, ndërkohë që një tjetër police kujdeset të qetësojë një grua të afërme e të arrestuarit, shkruan Syri.net.
Videon Duda e kishte shoqëruar me fjalën përshkruese: “Gjilani Police”.
Ju kujtojmë se reperi vazhdon të jetë aktiv në muzikë, ku klipin e fundit me titull “Koha” në bashkëpunim me B Genius, e ka publikuar në muajin mars, ndërsa së shpejti pret të publikojë një tjetër këngë te re. /SYRI.net/
duda by GazetaExpresscom