Roma pëlqen talentin me origjinë shqiptare

Një emër i ri del në skenë në merkaton e Romës. Drejtuesit e klubit të kryeqytetit italian kanë hedhur vështrimin te mesfushori me tipare sulmuese, Adnan Januzaj.

22-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili luan me përfaqësuesen e Belgjikës dhe që është në pronësi të Manchester United, pëlqehet nga drejtori sportiv i verdhekuqve, i cili e ka ndjekur talentin që kur ishte 18 vjeç.

Januzaj së fundi ishte i huazuar te Sunderland, skuadër e cila ra nga Premierliga dhe mesfushori pritet të rikthehet te United. Klubi anglez me shumë mundësi do ta shesë futbollistin dhe Roma pritet të jetë gati për ta transferuar në “Olimpico”.