VIDEO/ Breshëri të shtënash në Virxhinia, plagoset politikani i lartë amerikan

Një politikan i lartë amerikan është plagosur pas breshërive të të shtënave në një ndeshje bejsbolli në SHBA.

Figura e lartë republikane mësohet se është në mesin e të plagosurve nga të shtënat në Virxhinia. 

“Fox News” raportoi se Përfaqësuesve i Dhomës së Republikanëve, Steve Stalise dhe ndihmësit e tij janë qëlluar me armë zjarri.

Scalise u qëllua me armë dhe së paku një ndihmës tjetër u godit gjithashtu në gjoks nga një person i armatosur me një pushkë që hapi zjarr në një ndeshje të mërkurën në mëngjes, konfirmoi televizioni amerikan.

Policia e Uashingtonit njoftoi se po heton një "vrasje të shumëfishtë" dhe  se një i dyshuar po mbahet në paraburgim.

Një dëshmitar okular shkroi në rrjetin social Twitter se të shtënat me armë zjarri kishin trondiur fushat e bejsbollit te ‘YMCA’. 

Shtëpia e Bardhë ka reaguar pothujase mënjeherë duke dënuar ngjarjen  e rëndë.

"Presidenti amerikan, Donald Trump është në dijeni për situatën në Virxhinia. Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë të prekurit", tha sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer./SYRI.net/