Lojtarë kinezë tek Interi? Spalletti jep këtë përgjigje befasuese

Ditën e sotme Luciano Spalletti ka marrë zyrtarisht drejtimin e Interit.

Në një deklaratë për mediat trajneri toskan ka folur për planet e ardhshme të klubit por ai i është përgjigjur pyetjes për mundësinë e transferimit të lojtarëve kinezë tek Interi, shkruan "Calciomercato.com", raporton SYRI.net.

"Çfarë duhet të ketë një lojtar kinez në mënyrë që të luajë për Interin? I pashë për një kohë të gjatë. Ata ngritën kuriozitetin tim dhe gjeta cilësi të jashtëzakonshme, por kjo nuk do të thotë vetëm teknikisht, po edhe fizikisht - forcën, ritmin, fuqinë. Një ndeshje është e mbushur me kaq shumë gjëra, nëse ju mungon ndonjë prej tyre, ju duhet të dyfishoni në anën tjetër. Arsyetimi duhet të bëhet kolektivisht. Për Ligën tonë, lojtarët kinezë do ta kishin të vështirë. Fizikaliteti është një komponent kyç për Serie A, por ndoshta ka disa lojtarë fizikë në Kinë. Në përgjithësi, ata do të merreshin parasysh”, u shpreh ai.