Aksident me vdekje, i riu shqiptar përplaset nga treni në Greqi

Një aksident tragjik në afërsi të Selanikut në Greqi, i ka marrë jetën një shqiptari.

Siç raportojnë sot mediat lokale, viktima e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së martës në Imathia, është një 22-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

I riu, i cili punonte në një fermë, ishte ulur në shinat e trenit. Pavarësisht shenjave paralajmëruese të shoferit, i riu u përplas duke u plagosur për vdekje, raportojnë mediat greke.

Për autoritet greke, shoferi është i pafajshëm. Krimi nuk ekziston, pasi i riu nuk duhej të qëndronte në shinat e trenit. Sipas policisë lokale, skenari më i mundshëm është që, 22-vjeçari nuk e ka kuptuar faktin se ishte ulur në shinat e trenit.

/SYRI.net/