'Më keq se 11 shtatori!’ Familjet hidhen nga kulla për t’u shpëtuar flakëve

Rreth 30 persona janë nxjerrë të djegur nga ndërtesa qe u përfshi nga flakët gjatë natës në Londër.

"Mund të konfirmojmë se kemi dërguar 30 pacientë në pesë spitale," tha Shërbimi i Ambulancës në Londër.

Në vendin e ngjarjes janë rreth 200 ekipe të shpëtimit. Sipas "BBC" dhjetera persona të tjerë janë ende të zhdukur.

Pasi flakët filluan familjet u bllokuan brenda kullës 24-katëshe Grenfell, dhe ulërinin me dëshpërim për ndihmë, shkruan syri.net. Dëshmitarët thanë se skenat të kujtonin 11 Shtatorin kur banorët hidheshin nga katet e sipërme të ndërtesës, që me siguri ishte shtëpia e qindra njerëzve.

Brigada e zjarrfikëseve ka njoftuar se ka vendosur rrathë shkume rreth bazës së ndërtesës për të zbutur rënien e njerëzve që hidhen.

 

Një numër i madh banorësh të kateve të sipërme janë hedhur për t’u shpëtuar flakëve,shkruan syri.net.  Një grua me dy fëmijë u pa duke bërtitur nga akti i 11-të i ndërtesës. Një tjetër njeri filloi të luste turmën poshtë ta ndihmonte ndërkohë që tundte këmishën nga dritarja

Një tjetër banore,  e cila po përpiqej të shpetonte prej tyre bashkë me 6 fëmijët e saj nga kati i 21-të, përfundoi vetëm me 4 prej tyre

Zjarrëkësit, ambulancat dhe policia nuk kanë mundur të futen brenda në ndërtesë dhe u kanë kërkuar të qendrojnë aty dhe të presin për ta që t’i marrin.

"Daily Mail" publikon pamje nga situata, teksa duken banorë te dëshpëruar nga balloke e dritare duke u perpjekur te ndërtojne litarë me rroba, në një përpjekje për të shpëtuar nga ferri.

Dëshmitarët rrëfyen për mediat britanike se shumica e persona të bllokuar brenda kishin vetëm një kërkesë: Na shpëtoni fëmijët.

Paul Munakr, një nga banorët e kullës Grenfell në Londër, ka zbuluar të dhëna tronditëse për zjarrin e fuqishëm që ka përfshirë ndërtesën dhe po mban të bllokuar dhjetëra banorë.

Ai jeton në katin e 7-të kullës dhe arriti të shpëtojë, shkruan "BBC".

"U arrita të dilja nga ndërtesa, por nuk u vura në dijeni nga një alarm zjarri, apo diçka e tillë...e kuptova nga ulërimat dhe banorët që po hidheshin nga ndërtesës”, tha Paul.

"Sinqerisht nuk jam i sigurt nëse njerëzit u hodhën jashtë ndërtesës për të shpëtur nga zjarri, apo nga ndonjë rrezik tjetër.....por gjëja shokuese për mua me këtë incident është fakti që alarmet e zjarrit nuk ranë..... ndërtesa po shpëthente nga flakët por asnjë nga alarmet nuk u ndie".

Një numër i konsiderueshëm i banorëve të kullës janë myslimanë dhe shumë prej tyre mund të kenë qenë zgjuar, duke ngrënë syfyrin e muajit të shenjtë të Ramazanit, sugjeroi Aliu, një dëshmitar okular.

Shumë muslimanë në zonën e Kensingtonit të Ramazanit kanë hapur të gjitha xhamitë  për të ndihmuar të lënduarit, raporton BBC”.

Ndërkohë, dëshmitarëve okularë kanë rrëfyer se gratë dhe fëmijët ishin të parat që u hodhën nga ndërtesa.

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan e ka shpallur zjarrin një "incident të madh"./SYRI.net/