Aksident në Tiranë, përmbyset makina

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në periferi të kryeqytetit, te mbikalimi i kthesës së Kamzës.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Një prej tyre është përmbysur pas përplasjes.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje. Dy vajza janë plagosur. Ato janë dërguar në spital dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën.