Kapet gjysmë ton kanabis në kufirin shqiptaro-grek

Një sasi e madhe droge është kapur në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Bëhet fjalë për më shumë se gjysmë ton kanabis sativa të sekuestruar në një zonë pyjore gjatë një aksioni të policisë greke të Janinës.

Mediat lokale në Janinë shkruajnë se doga ishte fshehur në pyje nga trafikantë shqiptarë me qëllim për t’u trafikuar drejt shtetit grek.

Bëhet fjalë për 302 pako me kanabis, me peshë totale 569 kg. U sekuestruan gjithashtu edhe 3.9 kg vaj kanabisi.

Nuk ka asnjë të arrestuar për sasinë e madhe të drogës së sekuestruar. /SYRI.net/