Ja çfarë mendon Blushi për Lul Berishën e Dakon

Mediat qeveritare nisën sot sulmin ndaj Ben Blushit, për një foto që ky i fundit bëri me Lul Berishën në rrugë në mënyrë rastësore.

Sulmi shkonte deri në atë pikë sa akuzuan Blushin për lidhje me Lul Berishën. Por, ç’është e vërteta Ben Blushi ka sulmuar ashpër Lulzim Berishën disa muaj më parë. Po njësoj Blushi ka akuzuar edhe kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako pasi ky i fundit doli garant për lirimin nga burgu të Lul Berishës duke i ofruar punë në bashki.

Ja çfarë ka thënë Ben Blushi në Parlament në dhjetor 2016:

Dua të marr rastin që ndodhi në Durrës. Si u lirua dhe pse u lirua kreu i bandës së Durrësit. Sepse një kryetar Bashkie i dha një vlerësim pozitiv dhe bëri sekserin mes gjykatës dhe vrasësit.

Rasti i Kavajës i përsëritur, rasti i Durrësit, për të mos fol për shumë deputetë këtu që i kap procesi i Dekriminalizimit. Kush është çmimi i Gjushit të Durrësit, Arben Ndokës, i Ervis Roshit, Klement Balilit. A ka mundësi një parti të mbajë në punë një njeri që gjykatat e kanë pezulluar nga puna edhe pastaj vjen nga puna. Ka deputetë këtu që kanë vrarë, edhe vijnë votojnë buxhetin këtu. Ku ndodh kjo.