VIDEO/ Trump shkon në dasmë pa ftesë, shikoni si reagon nusja kur shikon Presidentin

Që presidenti Trump është një person i paparashikueshëm këtë gjë besoj e dinë të gjithë. Ndryshe nga si jemi mësuar nga presidentët e tjerë amerikan, Trump e ka më të theksuar dëshirën për protagonizëm.

Dhe në fakt kështu ka bërë jo në ndonjë takim zyrtar, por në një dasmë që po zhvillohej tek klubi i tij i golfit në New Jersey. Ai është futur në ambientin ku po zhvillohej ceremonia, dhe ka lënë të gjithë dasmorët të shtangur.

Më e emocionuara ka qenë nusja e cila është gëzuar pa masë nga ky dasmor aspak i zakonshëm në dasmën e saj.