Liderja britanike drejt bisedimeve vendimtare për forminin e qeverisë

Theresa May pritet të takohet me udhëheqësien e Partisë së Bashkimit Demokratik (DUP), në Downing Street, për të kërkuar një marrëveshje që i lejon konservatorët të qeverisin.

Kryeministrja do të presë lideren Arlene Foster për të biseduar mbi kushtet e mbështetjes së DUP për formimin e qeverisë.

May thotë se ata nuk do të kenë veto mbi politikat kyçe. Zonja Foster ka ana tjetër ka deklaruar se partia e saj ka interesin kombëtar në zemër.

Deputetët po kthehen për herë të parë në Westminster pas zgjedhjeve.

Më vonë, Kryeministrja britanike do të zhvillojë bisedime me presidentin francez Emmanuel Macron./SYRI.net/