Tare: Si u shpëtua monumenti antik në Tepelenë, që ndërtuesi e mbuloi me zhavorr

Auron Tare, Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Bregdetit tregon sesi rastësia dhe jo fuqia e shtetit, shpëtoi këtë monument antik që është zbuluar në Qesarat të Tepelenës.

"Kur firmat e rrugeve nuk i kontrollon njeri - shkruan Tare me kritikë, - mund të zhduken edhe gjetje të tilla. Këto zbulime në Qesarat të Tepelenës ishin mbuluar natën me zhavorr nga firma ndërtuese.  Kjo sipas punëtorëve qe punonin aty.

Në Qesarat ka pasur gjithmone gjetje rastesore dhe ja tani nje monument antik shume interesant," shprehet ai.