Zheji shpërthen kundër Ramës: Ka çrregullime psikike

Gazetari dhe analisti Artur Zheji ka shpërthyer ndaj Kryeministrit Edi Rama pas deklaratave që bëri tek “Zonë e Lirë” duke i quajtur të gjithë gazetarët “kazanë”.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Zheji tha se Kryeministri ka çrregullime psikike dhe i jep vetes disa të drejta që nuk i bëjnë as Presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin.

“Nuk kam dëgjuar ndonjëherë një kryeministër që të marrë listë me gjithë gazetarët e Shqipërisë të tregojë etikën më minimale në raport me publikun,  me gazetarët.
Kryeministri i jep vetes ca të drejta, që nuk ja jep as Trump. As Putin. Një njeri i cili harxhon gjihë këtë vrer verbal pa kontroll tregon që ka një përrua psikik që rrjedh pa kontroll dhe ky është një problem që lidhet me gjithë artistët. Qëndrimet e tij janë të papranueshme për një burrë shteti”, tha Zheji.