Basha sulmon PDIU: Është parti tezgë dhe klienteliste

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sulmuar edhe PDIU-në e Shpëtim Idrizit për të cilën tha se është një parti klienteliste dhe nuk ka asnjë kauzë.

Në një intervistë për “Dritare me Rudinën”, Basha theksoi se PDIU është njësoj si LSI dhe s’ka bërë asnjë punë për të drejtat e çamëve.

“Çfarë kanë arritur ata për të drejtat e komunitetit çam? Njëra sh.p.k tjetra tezgë. Janë njësoj si LSI. Duhet të pushojnë së qeni parti klienteliste”, tha Lulzim Basha.